Jump to content

harmonizoj

Nga Wiktionary

HARMONIZOJ kal., libr.

  • 1. E bëj të harmonishëm, e bëj të ketë lidhje a përpjesëtime të harmonishme; pajtoj, bashkërendoj; vë në harmoni, e bëj të jetë harmonik. Harmonizoj ngjyrat. Harmonizoj përmasat. Harmonizoj pjesët e trupit (në një skulpturë). Harmonizoj kërkesat me mundësitë. Harmonizoj këngën (melodinë).
  • 2. jokal. vet. veta III. shih HARMONIZOHET 3. Harmonizon me ngjyrat e tjera. Harmonizon bukur.
  • 3. jokal. vet. veta III. muz. shih HARMONIZOHET 4. Harmonizojnë tingujt. Harmonizon zëri.