harlis
Appearance
HARLIS kal., bised.
- 1. E bëj të marrë fuqi e të zhvillohet shumë, e bëj të rritet e të shtrihet tej mase. I harlisi shiu të lashtat. Plehu i harlis lulet.
- 2. jokal. vet. veta III. Merr fuqi e zhvillohet shumë, rritet e shtrihet tej mase, harliset (për bimët). Harlisi bari (hardhia). Harlisën pemët.
- 3. fig. E harboj, e azdis (edhe keq.). E harlisi djalin. E harlisi tagjia e mirë kalin.
- 4. jokal. fig. Harbohem, tërbohem, harlisem (edhe keq.). Harlisi fare.