harabel
Appearance
HARABEL m. zool.
- 1. Zog i vogël, me pendët e kokës e të shpinës ngjyrëkafe dhe ato të pjesës së poshtme ngjyrëhiri, me sqep të madh e me këmbë të shkurtra, që jeton në tufë zakonisht pranë qendrave të banuara dhe që ushqehet kryesisht me drithë; trumcak. Harabeli i shtëpive. Harabel misri. Tufë harabelash. Si sqep harabeli.
- 2. fig. mospërf. Njeri mendjelehtë.