hangar

Nga Wiktionary

HANGAR m.

  • 1. Ndërtesë me një çati mbi shtylla druri a betoni dhe pa mure, që shërben për të tharë prodhimet e ndryshme bujqësore, për t'i mbrojtur nga dielli e nga moti i keq ose për të mbajtur në të mjete e vegla bujqësore. Hangar duhani (drithi, bari). Hangarët e pambukut. Hangarët e kooperativës. Fut në hangar.
  • 2. Ndërtesë e veçantë, shumë e madhe dhe e gjerë, ku qëndrojnë, ruhen ose ndreqen aeroplanët. Hangar aeroplanësh (avionësh). Hangari i aeroportit.