hallall
Appearance
HALLALL m. bised.
- 1. Diçka e lejueshme dhe e drejtë; diçka e fituar me punë e me djersë, diçka e merituar; kund. haram. Mori hallallin. E paç hallall! ur. Hallall të qoftë! ur. Mos përziej hallallin me haramin. fj.u.
- 2. Njeri i mirë e i drejtë, njeri i mbarë. Hallalli i shtëpisë.
- 3. si mb. ~, ~E. I mirë, i drejtë, i mbarë. Djalë hallall. Vajzë hallalle.
- Ia bëri hallall
- a) ia dha me gjithë zemër;
- b) ia fali fajin, e ndjeu.