hallakatem
Appearance
HALLAKATEM vetv. bised.
- 1. Shpërndahet andej e këtej (për një grumbull a një tufë). Iu hallakatën flokët. U hallakatën njerëzit. U hallakatën dhentë (pulat, bletët). U hallakatën retë. U hallakatëm andej-këtej. U hallakatën nëpër pyll.
- 2. vet. veta III. Hapet diçka e mbledhur a e mbërthyer mirë, zgafullohet. M'u hallakatën rrobat. U hallakat fare.
- 3. Endem andej e këtej, bredh poshtë e lart pambaruar punë; merrem me gjëra të vogla e pa rëndësi, sorollatem (edhe fig.). Hallakatej rrugëve (kot). U hallakatën gjithë ditën.
- 4. Pës. e HALLAKAT.