Jump to content

hakmarrës

Nga Wiktionary

HAKMARRËS mb.

  • 1. Që shpaguhet për një të keqe, për një dhunë, për një krim a për një padrejtësi, për një fyerje, për një qortim a kritikë etj., duke e ndëshkuar a duke e dëmtuar me mënyra të ndryshme atë që e ka bërë; që ka prirje a dëshirë për të marrë hak (edhe keq.). Luftë hakmarrëse. Njeri hakmarrës. Synime (qëllime) hakmarrëse. Veprim (qëndrim) hakmarrës. Sulm hakmarrës. Masa hakmarrëse.
  • 2. Që i merr gjakun një të vrari, gjakmarrës (sipas zakonit të kohës së kaluar, kur kishte armiqësi ndërmjet dy familjesh a fisesh). Shtëpia hakmarrëse.
  • 3. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit.