Jump to content

hahem

Nga Wiktionary

HAHEM vetv.

  • 1. vet. veta III. Përdoret, merret si ushqim; shërben si ushqim; nuk të dëmton po ta hash. Ngjala hahet e skuqur. Çdo gjë nuk hahet.
  • 2. vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më pëlqen, dua, dëshiroj të ha diçka; kam oreks. Më hahet bukë. Jepja kur t'i hahet. S'më hahet s'kam oreks.
  • 3. vet. veta III Kafshojnë a hanë njëri-tjetrin. Hahen qentë (kuajt). Kur hahen qentë, i ha ujku dhentë. fj. u.
  • 4. vet. veta III. Gërryhet a brehet duke u kruar ose duke u fërkuar me diçka a pas diçkaje; zvogëlohet diçka pak e nga pak. I janë ngrënë dhëmbët. I janë ngrënë rrobat (këpucët). Ka nisur të hahet hëna.
  • 5. fig. Zihem a grindem me dikë, bëj sherr; kapem me fjalë. U hëngrën me fjalë. Haheshin në mes tyre. U hëngrën për hiçgjë. Haheshin si qentë. Hahen me dhëmbë zihen keqas. Hahem me veten (me veten time) jap e marr me veten vras mendjen për të zgjidhur diçka që më mundon, vuaj përbrenda për të zgjidhur një çështje pasi pendohem a nguroj për diçka.
  • 6. vet. veta III fig. Shkon, vete mirë diçka, pajtohet; është për t'u besuar, besohet; pranohet, durohet dikush ose diçka; kuptohem me dikë, mund të merrem vesh me të. S'më hahet fjala (muhabeti) me dikë edhe poh. Më hahet shoqëria (miqësia). Nuk hahet aspak (fare). A hahet kjo? Nuk na hahet së bashku. S'më hahet buka me dikë nuk shkoj mirë me të.
  • 7. fig. Matem me dikë; i bëj ballë, e përballoj. Hahet edhe me të mirët. Nuk hahet dot me ne. S'hahet aq lehtë kjo e përpjetë.
  • 8. fig. (zakon. me pjesëzën moh. s' ose nuk dhe me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Nuk përtoj nuk më vjen rëndë të bëj diçka, nuk kursehem për një punë. S'më hahet goja nuk përtoj të flas, t'i them dikujt për një punë. S'më hahen këmbët nuk më vjen rëndë të shkoj diku për një punë, nuk kursehem për të kryer diçka
  • 9. Pës. e HA.
  • Nuk hahet as me hudhra shih te HUDH/ËR,~RA. Më hahen mendtë (ndër vete) shih te MEND,~TË. Hahen (zihen) si qentë në garroq shih te GARROQ,~I. S'hahet as me vaj, as me uthull shih te VAJ,~I I. Pema pa u pjekur s'hahet fj. u. shih te PEM/Ë,~A.