habitem
Appearance
HABITEM vetv.
- 1. Më bën përshtypje të madhe diçka e papritur, e pabesueshme ose e pakuptueshme; më vjen habi, nuk e besoj diçka, çuditem. Habitem me të. U habita kur e pashë. Është për t'u habitur.
- 2. Mbetem pa mend përpara dikujt a diçkaje, mbetem me gojë hapët para diçkaje të jashtëzakonshme ose shumë të mirë, habitem; hutohem, jepem i tëri pas diçkaje sa harroj se ku jam e ç'po bëj. U habitën pa masë. Habitem pas punës. U habitën pas lojës. U habit pas ngjyrave (pas luleve). Mos u habit.