gushëkuq

Nga Wiktionary

GUSHËKUQ m. zool.

Zog i vogël këngëtar i ngjashëm me trumcakun, me trup të murrmë e me gushë të kuqërreme.


GUSHËKUQ mb.

1. Që e ka gushën të kuqe, që është me gushë të kuqe (zakonisht për shpendët). Thëllëzë (dallëndyshe) gushëkuqe. Pëllumb gushëkuq

2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit (për shpendët).

3. si em. ~, ~I m. ~Ë, ~ËT vjet., përçm. Xhandari (kështu e quante populli me përçmim xhandarin në kohën e regjimit antipopullor të Zogut, sepse kishte një copë cohë të kuqe në jakën e xhaketës). U përleshën me gushëkuqët.