Jump to content

gurth

Nga Wiktionary

GURTH m.

1. Zvog. e GUR,~I.

2. Guri që formohet në veshka, në mëlçi etj. Gurthi i veshkave. Gurth në mëlçi.

3. Cipë e gurtë që zënë dhëmbët në rrëzë nga kripërat gëlqerore; gur dhëmbësh, çmërs. Gurth dhëmbësh. Zënë gurth dhëmbët.

4. Mjet i thjeshtë i ndërtuar me dy rripa të vegjël dërrase, të mbërthyer kryq, që përdoret për të dredhur fije peri. Gurth për të dredhur penjtë e tërkuzës.

5. Formimi i gjinjve tek vajzat e reja, si shenjë e parë e kalimit nga fëmijëria në moshën e rinisë. I ra gurthi.