gurgulloj
Appearance
GURGULLOJ jokal.
1. vet. veta III. Nxjerr një zë të mbytur e të vazhdueshëm (për ujin ose për ndonjë lëng tjetër kur rrjedh ose valon); rrjedh ose valon duke lëshuar ca si tinguj të mbytur e të vazhdueshëm. Gurgullon uji. Gurgullon burimi (përroi).
2. vet. veta III fig. Zien, vlon. I gurgullon në zemër. Heroizmi u gurgullon nëpër deje.
3. kal. kim. Fut ajër ose ndonjë gaz tjetër në një lëng, në metal të shkrirë etj. Gurgulloj ajër (metan, gaz).