guracak
Appearance
GURACAK m.
Ai që banon në vise malore e shkëmbore dhe nuk zbret për të dimëruar në fushë. Guracakët e Vermoshit.
GURACAK mb.
1. Që është me gurë e me shkrepa; shkëmbor. Vend guracak. Lagje guracake.
2. Që rron nëpër male e shkëmbinj; që është mësuar të jetojë e të punojë në zona me natyrë të ashpër dhe malore (zakonisht për kafshët). Kalë guracak. Mushkë guracake. Dhi guracake.
3. Që ka trup të lidhur e të fortë; i fortë. Burrë guracak. Vajzë guracake.
4. Përd. em. sipas kuptimeve 2, 3 të mbiemrit.