gunë
Appearance
GUNË f.
1. Veshje e trashë, e bërë me lesh dhie si një pelerinë e gjatë deri nën gjunjë, pa mëngë e me kapuç, të cilën e mbajnë zakonisht barinjtë për t'u mbrojtur nga të ftohtët e nga shiu. Guna e bariut. Hedh gunën krahëve. Mbulohet me gunë. Gusht e gunë po kaloi vera duhen veshje e ushqime që të mbajnë ngrohtë. Mos i shiko gunën, po shikoji punën. fj. u. Rrëfen puna, s'rrëfen guna.
2. Petk grash prej shajaku të bardhë, pa mëngë, i hapur përpara dhe i gjatë deri nën gjunjë, që vishet sipër këmishës.
3. etnogr. Veshje e sipërme kombëtare për burra dhe gra, e punuar prej leshi ose prej liri si një fustan i hapur në gjoks, me fundin e trupin të qepur njësh dhe kaluarthi.
4. fig. Veshje e rreme për të fshehur fytyrën e vërtetë, petk.
- Nën gunë prapa krahëve, fshehurazi, nën rrogoz. I hodhi (i vuri) gunën diçkaje shih te HEDH. Sapun mbi gunë diçka që bëhet sa për sy e faqe, mashtrim. Shtroi gunën shih te SHTROJ. Mos ia hiq gunën! mos e thello me tej, se i dalin të fshehtat e të palarat!; mos ia hiq petën lakrorit! Mban (fsheh) sëpatën nën gunë është i pabesë, të godet pas shpine, fsheh gurin në gji. Kaloi me kallaj mbi gunë shih te KALLAJ,~I. Kthen gunën (gëzofin, kurrizin, krahët) nga fryn era shih te KTHEJ. Për një pe, për një gjilpërë, shkoi kot një gunë e tërë fj. u. shih te PE,~RI.