gulçoj

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

GULÇOJ jokal.

1. Marr frymë shpesh dhe me vështirësi nga lodhja, nga vapa, nga një sëmundje etj.; rënkoj thellë e qaj me të mbytura nga një hidhërim a dëshpërim i madh; nxjerr gulçima, shfryj. Gulçon i sëmuri. Gulçon kali (lopa). Gulçonte nga vapa (nga sëmundja). Erdhi duke gulçuar.

2. vet. veta III. Nxjerr një zë a zhurmë të fortë e të mbytur si gulçimë (zakonisht për motorët e automjetet, kur nuk punojnë mirë). Gulçon motori. Gulçon treni (makina).

3. fig. Më mundon një brengë e thellë a një hidhërim i madh; shqetësohem fort, bëhem shumë merak. Mos gulço për mua.

4. fig. Kam dëshirë të madhe për diçka, lakmoj shumë diçka. Gulçon pas pijes.

5. vet. veta III. Del me forcë, shpërthen, gufon. Gulçon gjaku.

6. kal. fig. Shqetësoj shumë dikë, e ngushtoj, i krijoj vështirësi. Më fal se të gulçova.

  • I gulçoi zemrën dikujt e shqetësoi fort dikë; e pikëlloi dikë; e nxit dikë me ngulm për të bërë një veprim.