Jump to content

gulç

Nga Wiktionary

GULÇ m.

1. vet. nj. Të zënët e frymës herë pas here për shkak të pezmatimit të bronkeve, çrregullimeve të zemrës etj., sëmundje që shfaqet me të zënët e frymës, shpirrë. E zë (e mundon) gulçi. Ka gulç. Është me gulç.

2. Gulçim, gulçimë. Gulç ngazëllimi (frike). Merr frymë me gulç.

3. Rrymë ajri; tufë rrezesh. Gulç drite (rrezesh). Gulç ajri (ere).

4. fig. Hidhërim, pikëllim; fatkeqësi, hall i madh.

5. fig. Dëshirë e madhe, lakmi.

  • E ka parë gulç e ka ndier veten shumë ngushtë.