gufoj
Appearance
GUFOJ jokal.
1. vet. veta III. Del jashtë me forcë; nxjerr krye mbi tokë a mbi një sipërfaqe, mbin; shpërthen, grafullon. Gufon uji. Gufon gjaku. Gufon bari. Gufon pambuku.
2. vet. veta III fig. Fryhet, mbufatet; grafullon. Gufoi buka (brumi). Gufoi qumështi. Gufoi lumi. I gufon gjoksi. Gufon zjarri.
3. vet. veta III fig. Rritet, zhvillohet e zbukurohet (zakonisht për fëmijët e për të rinjtë që kanë shëndet të mirë). Po gufon fëmija. Po gufojnë vajzat.
4. fig. Del me forcë, shpërthen një ndjenjë. Gufonte gëzimi nga zemrat e të rinjve.
5. Gulçoj; mbushet me frymë dhe zbrazet shpejt (për gjoksin). Kali gufonte nga lodhja. I gufonte gjoksi.
6. kal. Bëj me gufa; fryj. Gufoj flokët. Gufoj tullumbacen. Era gufon fustanin (perdet).
- I gufon zemra (shpirti) shih te ZEM/ËR,~RA.