grumbull
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]grumbull m.
- Tërësi sendesh të hedhura një mbi një pa rregull; kapule sendesh që janë vendosur a rrasur njëri pranë tjetrit; shumicë gjërash ose dukurish të pa sistemuara. Grumbull gurësh (drush). Grumbull plehu (rëre, dëbore). Grumbull letrash. Grumbull resh. Grumbull shtëpish. Grumbull të dhënash (njohurish, ngjarjesh). Mbledh një grumbull gjërash.
- Grup njerëzish, turmë; grup njerëzish a kafshësh që janë mbledhur pa rregull në një vend, tufë. Grumbull njerëzish (nxënësish, burrash). Grumbull peshqish (kafshësh, delesh).
- përd. ndajf. Në grup, mbledhur bashkë, si tufë, së toku, tok; mbledhur shuk, si grusht. Ecin (rrinë, mblidhen) grumbull. Fluturojnë grumbull. U bë grumbull u mblodh shuk, u mblodh grusht.
- Ia dha grumbull dikujt ia tha copë të gjitha, s'i la gjë pa thënë, ia numëroi të tëra.