grisur

Nga Wiktionary

GRISUR f.

E çarë a vrimë në rroba, në një letër etj. që bëhet nga grisja; vend i grisur në një rrobë, në një letër etj. Nuk kishte asnjë të grisur.


GRISUR mb.

1. Që është çjerrë a shqyer, pasi është zënë në një gozhdë, në një ferrë etj., që është grisur (për rrobat, letrat etj.). Rroba të grisura. Mëngë të grisura. Thes i grisur. Vendi i grisur.

2. Që i janë grisur rrobat; i bërë copë-copë nga rrobat; i veshur me rroba të shqyera, i leckosur (për njerëzit).

3. Që është ngrënë pak nga pak nga përdorimi i gjatë, që është grisur nga që është mbajtur për një kohë të gjatë. Çorape të grisura. Këpucë (opinga) të grisura. Me bërryla (me gjunjë) të grisur.

  • Thes (harar) i grisur (i shpuar) shih te SHPUAR (i, e).