grill
Appearance
GRILL I m.
1. Lloj guri i butë e petë-petë, me ngjyrë të hirtë, që thërrmohet lehtë.
2. Tokë që nuk prodhon, grillishtë.
3. Përd. mb. sipas kuptimit 2 të emrit. Tokë (vend) grill.
GRILL II m. bot.
Shkurre zbukuruese, e cila rritet deri në dy metra e lartë, me gjethe trifletëshe e me lule të verdha në trajtë vileje, që lidhin fryte si bishtaja.