grifshë

Nga Wiktionary

GRIFSHË f.

1. zool. Zog më i madh se harabeli, me ngjyrë të murrme e me çafkë në kokë, që nxjerr një zë të çjerrë. Çafka e grifshës. Zëri i grifshës. Çirret si grifshë.

2. fig. shar. Grua a vajzë llafazane e grindavece, që çirret e bërtet shumë kur flet. Grifshë e keqe!

3. Dhi e larme.