grep

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

GREP m.

1. Copë e vogël teli të fortë, me majë të mprehtë si shigjetë e të kthyer si grremç, që lidhet në fund të një spangoje a filli tjetër të hollë dhe përdoret si mjet për të zënë peshk. Grep çeliku. Grep me një majë (me dy maja). Si grep. Peshkoj me grep.

2. Shtizë e hollë metali, me majë pak të kthyer, që përdoret për të thurur triko, çorape, dantella etj. Grep i madh (i vogël). Punon me grep. E punon grepin di të punojë me grep. Dantellë e punuar me grep.

3. Kunj prej metali ose prej druri, me majë të kthyer, që shërben për të varur a për të kapur diçka; çengel; kanxhë. Grepi i kandarit. Grepi i mishit. Grepi i push. Var në grep.

4. det., bised. Çengeli i anijes. Lëshoi grepin.

5. Sfurk plehu. Grep plehu. Ktheu plehun me grep.

6. arb. Pirun. Ha me grep.

7. Karficë flokësh. I mban flokët me grep.

8. Reze për të mbyllur derën, dollapin etj. Grepi i derës (i dritares, i dollapit). I vë grepin. Mbyll me grep.

9. Filiz i ri që del mbi tokë nga rrënja a nga fara e një bime. Nxjerr grepa misri.

10. zool., krahin. Zhuzhingë.

11. fig. keq., thjeshtligj. Ai që vjedh zakonisht sende te vogla, vjedhës xhepash; ai që përpiqet të zhvatë sa me shumë përfitime nga të tjerët me mënyra mashtruese, zhvatës. Është grep i madh.

12. fig. keq., thjeshtligj. Njeri dorështrënguar, koprrac. S'nxjerr gjë nga grepi.

13. fig. keq. thjeshtligj. Ai që të ngjitet pas e s'të ndahet, ai që të bëhet ferrë. Iu bë grep.

  • U bë (si) grep u dobësua shumë, ra shumë nga shëndeti. Ra në grep u mashtrua, u gënjye prej dikujt, ra në kurth. E hodhi grepin diku ia vuri syrin diçkaje dhe përpiqet të nxjerrë përfitime. Ia hodhi grepin dikujt ia vuri syrin dikujt dhe përpiqet ta shtjerë në dorë. Është grep arb. keq. është hamës i madh. Jam (rri) në (ndër) grepa kam një hall të madh që më mundon vazhdimisht e që nuk më lë të rri i qetë; s'rri dot i qetë, rri si mbi gjemba. Nuk i kap grepi është jashtë mundësive a forcave të tij, nuk ka mundësi të bëjë (një punë, një detyrë etj.). Ia nxjerr me grep (me grepa) fjalën (përgjigjen) ia nxjerr dikujt me shumë vështirësi fjalën ose atë që ai di, ngaqë ky nuk dëshiron ta thotë ose ngaqë nuk e di mirë, ia nxjerr me zor, ia nxjerr me darë.


GREP kal. thjeshtligj.

1. Vjedh gjëra të vogla; vjedh. E grepi mirë e mirë dhe iku.

2. Zhvat.