granatahedhëse

Nga Wiktionary

GRANATAHEDHËSE f. usht.

1. Armë zjarri e posaçme, që hedh granata në largësi të afërt kundër trupave dhe mjeteve të ndryshme luftarake, kundër objekteve të fortifikuara etj. Ushtri e pajisur me granatahedhëse. U shkatërruan dy granatahedhëse.

2. si mb. Që shërben për të hedhur granata. Armë (mortajë) granatahedhëse.