Jump to content

grafi

Nga Wiktionary

GRAFI f. gjuh.

1. Tërësia e shenjave të shkrimit që përdoren në një a në disa gjuhë; tërësia e llojeve të shkronjave të dorës e të shtypit që përdoren në një gjuhë; shkrimi. Grafia latine. Grafia e gjuhës shqipe.

2. Lidhja që ka sistemi i shenjave të shkrimit me sistemin fonetik të një gjuhe. Veçoritë e grafisë së shqipes.