Jump to content

gotik

Nga Wiktionary

GOTIK mb. art.

Që është bërë a ndërtuar sipas një stili të përhapur në mesjetën e vonë në Evropën Perëndimore, për të cilin ishin karakteristike harqet jo të rrumbullakëta, por të thyera me një kënd në mes, kubetë e larta që mbaronin nga jashtë me maja të gjata, të mprehta e të gdhendura, dritaret e mëdha me xhama shumëngjyrësh dhe zbukurimet e imëta e të ndërlikuara, të gdhendura sidomos në gur; që i përket këtij stili ndërtimi e zbukurimi. Arti gotik. Stili gotik. Harqet gotike.

  • Shkrimi (alfabeti) gotik alfabet a lloj shkrimi me shkronja latine të drejta, me kënde e me maja të mprehta, i cili është përdorur nga mesjeta deri në shekullin tonë në Gjermani e në disa vende të tjera.