gomë

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

GOMË f.

1. Lëndë e butë elastike që përftohet nga përpunimi i kauçukut me squfur dhe që hyn në punë për të përgatitur sende të ndryshme të përdorimit të gjerë; llastik. Këpucë (sandale, çizme) gome. Doreza gome. Shkopinj gome. Fabrika e gomës. Prodhimi i gomës.

2. Pjesa e jashtme e rrotës së një automobili, të një biçiklete etj., e cila ka brenda një kamerdare, që mbushet me ajër të ngjeshur; rrotë prej llastiku. Goma e përparme (e prapme). Gomë automobili (biçiklete, karroce). Gomë shpëtimi rreth prej kësaj lënde ose prej plastike, i cili i hidhet një njeriu që është duke u mbytur për ta shpëtuar. Me dy palë goma. Fryj (ndërroj) gomat. U shfry (u shpua) goma. Ra goma.

3. Copë e vogël nga kjo lëndë që përdoret për të fshirë diçka të shkruar. Gomë e butë (e fortë). Gomë boje. Laps me gomë. Fshij (shuaj, prish) me gomë.

  • Gomë arabike shih tek ARABIK,~E. Gomë peshku lëndë sintetike e bardheme, e fortë dhe elastike, që nxirret nga përpunimi i mbeturinave të naftës e që përdoret zakonisht për shoje këpucësh.