golf

Nga Wiktionary

GOLF m. sport.

Lojë që luhet nga dy grupe lojtarësh, të cilët i bien me një shkop të posaçëm një topi të vogël dhe përpiqen ta futin në disa gropëza, që ndodhen larg njëra-tjetrës. Shkop golfi. Fushë golfi. Skuadër golfi. Luaj golf.

  • Jakë (grykë) golf jakë e mbyllur dhe e kthyer me dysh, që mbulon pjesën më të madhe të qafës. Pantallona golf pantallona jo të gjata, të cilat poshtë gjurit, deri ku fillon pulpa rrinë ngjitur pas këmbës, ndërsa mbi gju e deri në mes vijnë duke u zgjeruar. Triko golf triko me jakë golf.