gojor
Appearance
GOJOR mb.
1. Që bëhet me gojë e jo me shkrim, që thuhet me gojë, që jepet ose që merret gojarisht; që përcillet gojë me gojë, që kalon nga njëri tek tjetri me gojë. Ushtrime gojore. Hartim gojor. Agjitacion gojor. Të dhëna gojore. Krijimtaria gojore e popullit folklori. Letërsia gojore. Tradita gojore. Burime gojore.
2. gjuh. Që shqiptohet me gojë, që nuk shqiptohet me hundë. Zanore gojore.