goditur

Nga Wiktionary

GODITUR I mb.

1. Që ruan shenjat e lëna nga një goditje. Vendi i goditur.

2. fig. Që është thënë a është bërë mirë e me vend; i zgjedhur mirë, i qëlluar; i përshtatshëm. Mendim i goditur. Fjalë (përgjigje, figurë) e goditur. Tip (personazh) i goditur. Martesë e goditur.

3. fig. I mahnitur, i shtangur, i ngrirë (nga frika, nga habia, nga diçka e papritur etj.). Mbeti i goditur.


GODITUR II mb.

1. Që është ndrequr a është rregulluar (për diçka që ka qenë prishur), i meremetuar, i ndrequr. Shtëpi e goditur.

2. I rregulluar mirë, i ujdisur; i zbukuruar. Dhomë e goditur. Nuse e goditur.

3. Që i është hedhur diçka për ta bërë më të shijshme, i ndrequr (për një gjellë). Gjellë e goditur.