goditës
Appearance
GODITËS I m. tek.
Pjesë e një makine, e një mekanizmi etj. që gjatë punës godet si çekiç; rrahës. Goditës i rëndë.
GODITËS II m.
Ai që ndërton diçka të re; ai që ndreq a rregullon diçka të prishur.
GODITËS mb.
1. usht. Që shërben për t'i dhënë goditje të befasishme armikut, që godet armikun me armën me mjete të tjera. Repart (detashment) goditës.
2. Që të godit, të rrëzon a të dëmton; që shkakton vdekjen e njerëzve, të kafshëve etj. Grusht goditës. Forcë goditëse. Vala goditëse.
3. tek. Që bën shpime me goditje. Sondë goditëse.
4. fig. Që të bie menjëherë në sy, që të vret sytë. Ngjyrë goditëse.