Jump to content

global

Nga Wiktionary

GLOBAL mb. libr.

1. I përgjithshëm, që përfshin gjithçka, tërësor, i plotë. Shuma globale. Prodhimi global. Vëllimi global. Sasia globule.

2. keq. Që lidhet vetëm me sasinë në përgjithësi, që nuk mban parasysh kërkesat për cilësi të mirë të prodhimit dhe për asortimentet e ndryshme; që mbështetet në globalizmin. Realizim global.

3. si em. ~, ~I m. Shuma e përgjithshme e diçkaje; sasia e përgjithshme. Globali i të ardhurave. Realizimi i globalit.

4. si em. ~, ~I m, keq. Realizimi i planit vetëm në sasi, pa pasur parasysh ose duke shkelur kërkesat për cilësi të mirë të prodhimit e për të gjitha asortimentet; globalizëm. Në global. Si global. Rendja pas globalit.

  • Metoda globale

a) ped., vjet. metodë që synonte t'u mësonte nxënësve shkrimin e leximin, duke e marrë fjalën a fjalinë në tërësi, pa bërë analizën kuptimore, fjalëformuese e gramatikore të pjesëve përbërëse të tyre;

b) globalizëm.