gjysmëproletar
Appearance
GJYSMËPROLETAR m.
- Ai që punon me mëditje te sipërmarrësi kapitalist, por që me punë në ekonominë e vet të vogël ende nxjerr disa të ardhura. Masa e gjysmëproletarëve. Kthehet në gjysmëproletar.
GJYSMËPROLETAR mb.
- 1. Që është gjysmëproletar; që përbëhet nga gjysmëproletarë. Masë gjysmëproletare. Familje gjysmëproletare.
- 2. Që ka vetëm pjesërisht karakter proletar, që nuk është plotësisht proletar. Revolucion gjysmëproletar.