gjysmëhënë
Appearance
GJYSMËHËNË f.
- 1. Pjesa e ndriçuar e Hënës që duket si drapër, Hëna që duket përgjysmë, kur është e ngrënë ose e re. Drita e gjysmëhënës. Në trajtë gjysmëhëne.
- 2. Figura e draprit të Hënës, që përdoret si simbol fetar i islamizmit dhe në stemat shtetërore të disa vendeve islamike. Flamur me gjysmëhënë.
- 3. ~A, ~AT tek. Vegël në trajtën e draprit të hënës.