Jump to content

gjynah

Nga Wiktionary

GJYNAH m. fet. vjet.

  • 1. Shkelje e rregullave dhe e kërkesave të dogmës fetare myslimane; mëkat. Bëri gjynah. Lau (pagoi) gjynahet. Hyri (ra) në gjynah. E vuri (e shtiu) në gjynah.
  • 2. bised. Gabim; faj. Gjynahet e kësaj pune. Ndreq gjynahet e tjetrit.
  • 3. bised. Dhembshuri; keqardhje. Ka gjynah. I vjen gjynah.
  • 4. bised. Diçka e keqe, e dëmshme ose që nuk duhet bërë; përd. kallëzues. është keq, nuk është mirë, nuk bën. Është gjynah ta prishësh (ta veshësh, ta hedhësh). Gjynah të qahesh je shumë mirë, nuk duhet të qahesh. I hyri në gjynah tjetrit bëri diçka të keqe kundër një tjetri pa qenë ai aty. Mos hyr në gjynah! mos e akuzo kot dikë për një faj a gabim që nuk e ka bërë ose për diçka që nuk je i sigurt!
  • 5. përd. pasth. bised. Përdoret për të shprehur keqardhje për dikë a diçka; sa keq. Gjynah, e shkreta! Sa gjynah!