gjym

Nga Wiktionary

GJYM m.

  • Enë bakri a llamarine, me fund të gjerë e me grykë të ngushtë dhe me një vjegë, që përdoret zakonisht për të mbajtur ose për të valuar ujin. Gjym i madh (i vogël). Gjym bakri (llamarine). Gjym kafeje. Gjymi i zjarrit. Mbush gjymin në krua.
  • Gjym i shpuar shih te SHPUAR (i,e). Shkon (vete) gjym shkon shumë mirë e me gjallëri të madhe (për bisedën, këngën, gostinë etj.). Bie shi me gjyma (me shtamba, me legenë, me kova, me ibrikë) bie shi i madh. Është si gjym i zi shih te ZI (i), ZEZË (e). Bie shi me grykë gjymi (pusi, shtambe) bie shi me gjyma.