gjurmë

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

GJURMË f.

  • 1. Shenjë që lë shputa e këmbës së njeriut ose putra e kafshëve mbi tokë ose mbi një sipërfaqe. Gjurmë të reja (të vjetra). Gjurmë në dëborë. Gjurma e këmbës. Gjurmë kali (lepuri, ujku, ariu). Lë (mbeten) gjurmë. Prish gjurmët. Ndjek gjurmët. Eci (shkoj) pas gjurmëve. Bie në gjurmët e një kafshe. Humbas (ngatërroj) gjurmët.
  • 2. Vijë e thelluar, që lë mbi sipërfaqen e diçkaje një send i cili lëviz a rrëshqet. Gjurmët e rrotave (e qerres). Gjurmët e skive. Gjurmët e lotëve. Gjurma e kërmillit. Lë gjurmë nga pas.
  • 3. Shenjë, njollë etj., që ngel mbi sipërfaqen e diçkaje nga prekja e një lënde ose nga shtypja e një sendi; diçka që ka mbetur në sipërfaqe prej një lënde. Gjurmët e gishtave. Gjurmët e goditjeve. Gjurmët e lagështirës. Gjurmë gjaku.
  • 4. zakon. Shenja të veçanta karakteristike, të cilat dëshmojnë se diçka që kërkohet ndodhet aty; sasi e vogël e një lënde që gjendet në diçka tjetër. Gjurmët e mineralit. Gjurmët e ujit. Gjurmët e helmit.
  • 5. zakon. Pasojat e një veprimi, e një dukurie, e një pune etj. Gjurmët e tërmetit (e zjarrit, e luftës). Gjurmët e sëmundjes. Gjurmët e lodhjes. Ai ka lënë gjurmë në këtë fushë.
  • 6. zakon. Gërmadhat, rrënojat a dëshmi të tjera që kanë mbetur nga diçka që ka qenë në të kaluarën. Gjurmët e qytetit. Gjurmët e lashtësisë. Gjurmët e qytetërimit
  • 7. zakon. fig. Përshtypje, mbresa. Gjurmë të thella në ndërgjegje. Gjurmë në kujtesë. Lë gjurmë.
  • 8. zakon. fig. Rruga ose shembulli që duhet ndjekur. Në gjurmët e partizanëve. Në gjurmët e rilindësve. Ndjek gjurmët e tyre. Shkon në gjurmët e tij. Shkel në gjurmët e dikujt ndjek shembullin e dikujt, veproj sipas shembullit të tij, eci në rrugën që ka çelur dikush.
  • 9. Shputa e çorapit; pjesa e çorapit pa qafën.
  • 10. krahin. kryes. Gjurmashka. Një palë gjurmë.
  • 11. vjet. Masë gjatësie sa shputa e këmbës, këmbë. E hedh tetëdhjetë gjurmë. Është dhjetë gjurmë.
  • Gjurmë për gjurmë pa iu ndarë, këmba-këmbës, hap pas hapi. Bie në gjurmë të dikujt a të diçkaje mësoj se ku ndodhet, e diktoj, i bie në erë. I humbi (i mbuloi, i fshehu) gjurmët i fshehu, i mbuloi të gjitha shenjat, që mund të zbulonin një veprim jo të mirë që ka kryer. Ia humbi gjurmët diçkaje e fshehu a e zhduku diçka që të mos e gjejnë a zbulojnë. Humbas gjurmën nuk jam në gjendje ta ndjek më tej diçka, humbas fillin. I marr gjurmën dikujt a diçkaje mësoj se ku ndodhet, diktoj. E marr në gjurmë dikë e ndjek sipas gjurmëve, e gjurmoj; e ndjek pas. E ndjek (e marr) gjurmën mbrapsht e nis keq një punë a diçka tjetër. U zhduk (humbi) pa lënë gjurmë
  • a) nuk dihet fare se ku gjendet, nuk dihet se ç'është bërë;
  • b) u zhduk pa nam e nishan. Mbledh këmbët për të fshehur gjurmët shih te KËMB/Ë,~A. Unë them «ja ujku!», ti kërkon gjurmët (kur ke ujkun, mos i kërko gjurmët!) fj. u. shih tek UJK,~U.