gjuaj

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

GJUAJ kal.

  • 1. Kërkoj ose ndjek gjahun për ta vrarë a për ta kapur; dal për gjah. Gjuan egërsira (rosa, lepuj). Gjuaj peshk peshkoj. Gjuan me zagarë. Gjuan me rrjetë. Del për të gjuajtur.
  • 2. vet. veta III. Ndjek kafshë të tjera për t'i ngrënë (për disa kafshë mishngrënëse e grabitqare). Macja gjuan minj.
  • 3. fig. Pres ose ndjek dikë a diçka për ta gjetur a për ta kapur në befasi; gjurmoj; përgjoj. E gjuante prej ditësh. Gjuan rastin pret rastin.
  • 4. Qëlloj; godit, i bie. Gjuan me gur (me shkop). Gjuan me pëllëmbë (me dorë, me këmbë). Gjuan me shigjetë. Gjuan me pushkë (me top). E gjuajti rrufeja. E gjuajti në kokë.
  • 5. fig. Thumboj, ther, godas. E gjuante me fjalë. E gjuajti disa herë në mbledhje.
  • 6. edhe jokal. sport. Godas ose hedh me forcë topin në një drejtim të caktuar; i bie, e hedh (për topin). Gjuaj topin. Gjuajti në portë (në rrjetë, në shtyllë). Gjuajti në kosh (jashtë).
  • 7. krahin. Flak tutje, hedh. Gjuaj gurin.
  • 8. krahin. Dëboj, përzë. I gjuajti të gjithë nga shtëpia.