Jump to content

gju

Nga Wiktionary

GJU m.

  • 1. Kyçi i këmbës ku lidhet kofsha me kërcirin, vendi ku thyhet në mes këmba e njeriut dhe e kafshëve të mëdha; pjesa e pantallonave, që vjen përpara këtij kyçi. Gjuri i majtë (i djathtë). Gjunjët e pantallonave. Kupa (kaçka) e gjurit. Theu (nxori) gjurin. Përkulet mbi gjunjë. Rri (bie) në gjunjë. U dolën gjunjët pantallonave. I dridhen gjunjët. I vjen uji deri në gjunjë.
  • 2. vet. Kjo pjesë e trupit, si vendi ku është fuqia që ka njeriu për t'u mbajtur në këmbë e për të ecur. Nuk i bëjnë (nuk i punojnë) gjunjët. E kanë lënë gjunjët. Iu prenë (iu këputën, iu lidhën, i ranë) gjunjët. Me gjunjë të prerë. Nuk ka gjunjë.
  • 3. bised. Pjesë e kthyer e diçkaje si bërryl, bërryl. Gjuri i sobës. Gjuri i lumit.
  • Në (më) gjunjë i nënshtruar, i gjunjëzuar, i përulur. Gju më (për) gju
  • a) shumë pranë, afër, shtruar shesh pranë e pranë;
  • b) në lidhje e marrëdhënie të ngushta. Ra në gjunjë u gjunjëzua; u thye, u mund. I ra në (më) gjunjë (ndër këmbë) dikujt
  • a) u nënshtrua, iu përul tërësisht;
  • b) iu lut me përulje. I dridhen gjunjët (leqet e këmbëve)
  • a) është shumë i lodhur e i këputur, s'ka fuqi fare, nuk qëndron dot në këmbë;
  • b) ka shumë frikë, trembet shumë. I puth gjunjët (këmbë e dorë, këmbët, pëqirin, dorën) dikujt keq. shih te PUTH. Ia shtroi (e bëri dasmën) deri në gju bëri gosti (dasmë) të madhe, ia shtroi me gjithë të mirat. I janë trashur gjunjët shih tek TRASHEM. Më thyhen gjunjët shih te THYHEM. E vuri (e uli) në gjunjë dikë e nënshtroi, e gjunjëzoi. E pritën me muhabet deri në gju dikë e pritën shumë mirë, me të ngrëna e të pira. Shkoi (u bë) gjaku gjer në gju u bë gjakderdhje e madhe. I shkoi (gjithë) nata në gjunjë e kaloi gjithë natën pa gjumë, ngritur. I ka vënë gjunjët (shkelmin) në bark dikujt shih te SHKELM,~I. Ka një gju ujë në një lumë etj. nuk është shumë thellë, nuk ka shumë ujë, të vjen uji vetëm deri te gjuri. Me mirë te pritet koka (kryet) se te thyhen gjunjët fj. u. më mirë të vdesësh me nder e ballëlart sesa të rrosh i përulur e i nënshtruar.