gjinor
Appearance
GJINOR sh. zool.
- Kafshë e një gjinie me një tjetër, secila nga kafshët e një gjinie. Dallohet nga gjinori i vet.
GJINOR mb.
- 1. hist., etnogr. Që ka të bëjë me gjininë, i gjinisë; që lidhet me periudhën kur njësia bazë e shoqërisë ishte gjinia. Rendi gjinor. Bashkësia gjinore. Shoqëria gjinore. Lidhje (marrëdhënie) gjinore. E drejta gjinore.
- 2. biol. Që ka të bëjë me gjininë si nënndarje e familjes në klasifikimin e qenieve të gjalla. Tiparet gjinore.
- 3. Që shërben për riprodhimin e qenieve të gjalla (te njeriu dhe te kafshët gjitare). Organet gjinore.
- 4. gjuh. Që ka të bëjë me gjininë e emrave, të përemrave, të mbiemrave e të disa fjalëve të tjera, i gjinisë. Mbaresë (trajtë) gjinore.
- 5. let., art. Që ka të bëjë me gjininë e një vepre letrare e artistike. Tiparet gjinore të romanit.