gjeth
Appearance
GJETH m.
- 1. Gjethe. Gjethi i plepit. Gjethi i dushkut.
- 2. përmb. Tërësia e gjetheve të pemëve a të bimëve. Çeli (doli) gjethi. I ra gjethi. Era e gjethit erë e lehtë pranverore që fryn në kohën kur çel gjethi.
- 3. përmb. Degët e holla me gjethe të disa drurëve, që përdoren si ushqim për bagëtinë; ushqim prej bimësh për bagëtinë. Gjeth dushku. Bëjnë gjeth. Presin gjeth. Mullar me gjeth.
- 4. vet. nj. Fletë e drurëve, që përdoret për të nxjerrë tinguj, duke i fryrë me buzë. Melodi me gjeth. I bie (i fryn) gjethit.
- 5. përd. mb. Që është fletë e plotë, i papërpunuar ose i pagrirë. Duhan gjeth.
- I bëri gjeth i griu, i shoi krejt.