gjerësisht

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

GJERËSISHT ndajf.

  • 1. Në një masë të madhe njerëzish, në mënyrë të gjerë, në masë, gjerë. Përhapet gjerësisht. Përdoret gjerësisht. U diskutua gjerësisht.
  • 2. Nga të gjitha anët a drejtimet, gjerë e gjatë; duke përfshirë shumë anë, dukuri, hollësi etj. Rrah (trajtoj, shqyrtoj) gjerësisht. Pasqyroj gjerësisht.