gjeometrik
Appearance
GJEOMETRIK mb.
- 1. Që ka të bëjë me gjeometrinë, që i përket gjeometrisë, i gjeometrisë. Figura gjeometrike. Trup gjeometrik. Vegla gjeometrike. Shuma gjeometrike. Progresion gjeometrik varg numrash, që rriten duke e shumëzuar prodhimin me të njëjtën shifër ose zvogëlohen duke u pjesëtuar me të njëjtën shifër. Shndërrim gjeometrik. Vendi gjeometrik i pikave.
- 2. Që është bërë me pika, me vija e figura si të gjeometrisë; që është i rregullt e i thjeshtë si figurat e gjeometrisë, pa ndërlikime. Zbukurime gjeometrike. Ndërtesë me trajta gjeometrike.