Jump to content

gjeologji

Nga Wiktionary

GJEOLOGJI f.

  • 1. Shkenca që merret me studimin e ndërtimit, të përbërjes, të formimit e të zhvillimit të kores së Tokës, me historinë e trajtave të ngurosura të jetës organike në Tokë dhe me kërkimin e vendburimeve të mineraleve të dobishme. Gjeologjia e përgjithshme. Gjeologjia historike. Instituti i Gjeologjisë.
  • 2. Lëndë mësimore, që jep njohuritë e nevojshme të kësaj shkence në shkollë; bised. teksti që përmban këto njohuri.
  • 3. Veçoritë e ndërtimit të shtresave të Tokës, të shkëmbinjve ose të një vendi. Gjeologjia e Shqipërisë. Gjeologjia e shtresave.
  • 4. bised. Kërkimi e përcaktimi i vendburimeve të mineraleve të dobishme në shtresat e tokës. Kantieri i gjeologjisë. Punonjësit e gjeologjisë. Punon në gjeologji.