gjeografik

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

GJEOGRAFIK mb.

  • 1. Që ka të bëjë me gjeografinë, i gjeografisë; që lidhet me kushtet natyrore të Tokës a të një vendi ose me paraqitjen e tyre. Hartë gjeografike. Atlas (album) gjeografik. Kushtet gjeografike. Mjedisi (ambienti) gjeografik tërësia e kushteve natyrore, në të cilat jetojnë njerëzit. Zbulimet gjeografike.
  • 2. Që vështrohet e vlerësohet nga ana e gjeografisë, që shihet nga pikëpamja e vendosjes ose e përhapjes në sipërfaqen e Tokës, në pjesët e ndryshme të saj ose në një vend a krahinë. Shtrirja (pozita) gjeografike. Largësia gjeografike. Poli gjeografik. Rrethimi gjeografik. Gjatësia gjeografike. Gjerësia gjeografike.