Jump to content

gjelbërim

Nga Wiktionary

GJELBËRIM m.

  • 1. Veprim sipas kuptimeve të foljeve GJELBËROJ, GJELBËROHET. Gjelbërimi i qytetit. Gjelbërimi i rrugëve (i parqeve). Punimet e gjelbërimit.
  • 2. përmb. Tërësia e bimëve të njoma dhe e drurëve me gjethe, blerim; bimësi. Në mes të gjelbërimit. Vishet me gjelbërim. Mbulohet me gjelbërim.
  • 3. Ngjyra e gjelbër e bimësisë, blerim. Gjelbërimi i drurëve.
  • 4. ~E, ~ET. Vend i gjelbëruar. Ka mjaft gjelbërime.