gjatësi

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

GJATËSI f.

  • 1. Një nga përmasat e trupave, e rrafsheve ose e vijave, që matet në shtrirjen e tyre me të madhe në hapësirë nga një skaj në tjetrin; madhësia që i përgjigjet kësaj përmase ose largësie. Gjatësia, gjerësia dhe lartësia. Gjatësia e rrugës (e fushës). Gjatësia e dhomës. Gjatësia e lapsit. Gjatësia e valës. fiz. Masat e gjatësisë. Njësitë e gjatësisë. Me gjatësi një metër. Mat gjatësinë.
  • 2. Shtrirja e një trupi, e një rrafshi a e një vije në drejtimin me largësi më të madhe nga një skaj në tjetrin. Në gjithë gjatësinë e rrugës. I zvogëloi gjatësinë.
  • 3. Lartësia e trupit. Gjatësia e shtatit. Gjatësia e lisit.
  • 4. libr. Zgjatja në kohë, vazhdimësia në kohë; periudhë kohe sa zgjat diçka (një veprim a një dukuri). Gjatësia e ditës (e natës). Gjatësia e jetës.
  • 5. libr. Sasia e fjalëve që përbëjnë diçka të shkruar a të shqiptuar; vëllimi i një shkrimi a i një ligjërate. Gjatësia e frazës. Gjatësia e romanit.
  • 6. gjuh. Zgjatja e një tingulli sipas numrit të dridhjeve të tij në një njësi kohe; koha sa zgjat një tingull në të folur. Gjatësia e tingullit. Gjatësia e zanores. Gjatësi absolute (relative).
  • 7. gjeogr. Largësia e një vendi a e një pike nga mesditësi bazë, që matet me gradë. Gjatësia gjeografike. Gjatësi lindore (perëndimore).