gjashtësh

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

GJASHTËSH mb. bised.

  • 1. Që përbëhet e tëra nga gjashtë njësi ose që ka një pjesë me gjashtë njësi. Tel gjashtësh tel me gjashtë fije. Strofë gjashtëshe strofë me gjashtë vargje. Pistoletë gjashtëshe pistoletë me gjashtë fishekë.
  • 2. Që ka përmasa ose vlerë prej gjashtë njësish. Dërrasë gjashtëshe dërrasë e trashë gjashtë centimetra. Xham gjashtësh xham i trashë gjashtë milimetra. Shkronjë gjashtëshe. shtypshkr. Gozhdë gjashtëshe gozhdë e gjatë gjashtë centimetra.

GJASHTËSH ndajf.

  • Në gjashtë pjesë a njësi. E ndaj gjashtësh.