Jump to content

gjalmë

Nga Wiktionary

GJALMË m.

  • 1. Fill i trashë, që bëhet zakonisht prej disa fijesh leshi të dredhura ose rrip i hollë prej lëkure, që përdoret për të lidhur diçka; lidhëse. Gjalmë i fortë (i trashë, i hollë). Gjalmë leshi. Gjalmat e opingës. Gjalmi i çorapit. Lidh me gjalmë. U këput gjalmi. Shtrëngoj gjalmat.
  • 2. Pe, fije.
  • Bëhet gjalmë dobësohet, hollohet. Iu bë gjalmë dikujt iu qep pas dikujt e nuk iu nda, iu bë rrodhe. E bëri gjalmë e zgjati shumë diçka, e bëri tërkuzë (bisedën etj.). Gjalma nëpër këmbë pengesa e ngatërresa, kokëçarje, punë të pazgjidhura që të bezdisin. Ia ka mbledhur gjalmat shih te MBLEDH. I mbeti gjalmi nëpër këmbë ka akoma mjaft pengesa e telashe, nuk ka shpëtuar nga hallet e telashet. Lidh këmbët me gjalmat e mi ngatërrohem vetë në një punë pa qenë e nevojshme, e fut veten në telashe kot; i lidh duart vetes, pengoj vetveten.