Jump to content

gjallërohem

Nga Wiktionary

GJALLËROHEM vetv.

  • 1. vet. veta III. Merr përsëri jetë e forcë, nis përsëri të rritet e të zhvillohet, përtërihet. Gjallërohet bima. Gjallërohet trupi.
  • 2. Bëhem më i gjallë e më i shkathët, dal nga plogështia; filloj të lëviz, të veproj a të flas me gjallëri. U gjallërua përsëri. U gjallërua në punë. U gjallërua klasa (salla).
  • 3. vet. veta. III. Fillon të bëhet a të zhvillohet më me vrull e me shpejt, i shtohet hovi e forca, nis të ecë më me gjallëri. Gjallërohet jeta. Gjallërohet puna. U gjallërua bujqësia (tregtia, industria). Gjallërohet biseda.
  • 4. vet. veta III. Mbushet përsëri me njerëz që lëvizin pa ndërprerje e që punojnë, mbushet me jetë. U gjallërua rruga (qyteti). U gjallërua përsëri oborri i shkollës.
  • 5. pavet. Rrohet, jetohet. Nuk gjallërohet në atë vend.