Jump to content

gjakpirës

Nga Wiktionary

GJAKPIRËS I m.

  • Ai që shtyp e shfrytëzon pa mëshirë të tjerët, shfrytëzues i egër dhe i pamëshirshëm që u pi gjakun të tjerëve. Gjakpirësit e popullit.

GJAKPIRËS II m. zool.

  • Kafshë a kandërr që ushqehet duke thithur gjak.

GJAKPIRËS I mb.

  • Që shfrytëzon egërsisht e në mënyrë të pamëshirshme; që mbështetet në shfrytëzimin e egër dhe të pamëshirshëm. Sundues (pronar, kapitalist) gjakpirës. Regjim gjakpirës.

GJAKPIRËS II mb. zool.

  • Që ushqehet duke thithur gjak. Kafshë gjakpirëse. Insekt gjakpirës.